E diela poetike me poetin;Sabit Rrustemi

0

STINËS QË NA MUNGON

( varianti final )

Na shkundë pritja

ajo ushtimë e heshtjes së trishtë

stinës që s’na bëri bashkë e iku

Mes fjalëve që heshten e nuk fshihen

gjurmë ditësh varen kujtesave

si këmisha të përgjakura

udhëkryqeve e pritave të pabesa

Toponimia prehëse e dhembjes

e paprekur prej hapave tanë mbet

si shumë pjesë të pashkelura të globit

Frytet e një dashurie të pashijuar

thinjave të kësaj kohe mbulohen

nëpër llumin e skajeve pa shpresë

as shekulli njëzetenjë s’i shpërgjumë

Hapësirat e ëndërruara ditë e natë

si letra pa vlerë në shitje nxirren

trotuareve që s’i lanë as shiu

Ndjenjat tona zverdhen portaleve

publikut të dehur nga tituj e grada

a Ne – një hap kah tjetri s’lëvizim

stinës që na mungon udhën s’ia hapim

( 26 dhjetor 2021 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *