Tahiri: Kurti po i shmanget përgjegjësisë, PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme nesër

0

                                   Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër ku do të diskutohet rreth referendumit serb në territorin e Kosovës.Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri tha se kryeministri i vendit Albin Kurti po i shmanget përgjegjësisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Për ne mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit tonë kushtetues. Në këtë kuadër, ne i kemi parapri dhe kemi mbështetur qasjen për të mos lejuar organizimin e këtij referendumi. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e Quintit dhe veçmas me SHBA, pra në raport me këtë çështje”, tha Tahiri.Tahiri shtoi se PDK-ja e sheh të panevojshme thirrjen e kësaj seance.“PDK e sheh krejt të panevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme”, theksoi Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *