Është radha e kthimit të besimit në drejtësi,kjo po kërkohet edhe nga avokatët; Gregory Keohe, dhe Ben Emmerson- Shkruan;Qazim Thaçi
Seanca e sotme e Gjykatës Speciale, në Hagë, doli jo më tepër se një gjykatë e turpëruar, këtë më se miri e bënë të njohur avokatët mbrojtës të ish -presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe,dhe avokati i ish kryeparlamentari Kadri Veselit, Ben Emmerson. Kësaj duhet ti shtohet se këtyre ditëve ishte shënimi i përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku strategët kryesorë; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, pastaj krerët e veteranëve të UÇK-së padrejtësisht po mbahen në Hagë, Ajo që duhet befasuar është fakti se si nuk organizohen protesta në mbrojtje të Drejtësisë, sepse tashmë është radha të mbrohen këta çlirimtarë e të ndalohen këto veprime për të cilat sot reaguan avokatët mbrojtës.
Tashmë kur avokati i Kadri Veselit, ka hedhur akuza të ashpra ndaj Prokurorisë së Speciales në lidhje me protokollin e propozuar nga ajo për kontaktet me dëshmitarët .Emmerson ka thënë se pretendimet e Prokurorisë për ndërhyrje të mundshme të mbrojtjes tek dëshmitarët janë qesharake dhe fyese.“Janë komente fyese, nuk përputhen fare me rregullat dhe dua ta trajtoj sepse është koment serioz. Ju duhet ta shikoni mënyrën se si paraqitet çështja tek prezumimi i pafajësisë. Çështja kryesore është proporcionaliteti i kësaj që propozohet. “Përse përfshihen dëshmitarët në këtë protokoll. Nuk ka asnjë arsye të besoj se mbrojtja t’i korruptojë ata. Është për të qeshur, fyese dhe nuk duhet marrë seriozisht. E kundërta është e vërtetë.’’
Derisa .avokati vokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, në seancën e sotme ka akuzuar ashpër Prokurorinë e cila sipas tij ka frikësuar dëshmitarë duke i thirrur si të dyshuar. Ai tha se Prokuroria ka folur “budallallëqe” kur ka akuzuar mbrojtjen se mund t’i frikësojë dëshmitarët.“Cili prej këtyre 157 dëshmitarëve të mbrojtur është frikësuar? A ka ndonjë provë? Të dëgjoj këtë budallallëk..Ai përmendi edhe një rast tjetër të një personi që refuzoi të dëshmonte.“ Një dëshmitar refuzoi të dëshmonte dhe përdori të drejtat e tij. Pse nuk u tremb ai? Kjo aktakuzë po pret që nga nëntori i 2020-ës, dhe Prokuroria nuk ka dalë me ndonjë dëshmitar që të thotë se është frikësuar”, tha në fund avokati Keohe:
Të gjitha këto i përkujtuam për tu bërë me dije se urgjentisht kjo Gjykatë duhet të shpërbëhet,sepse me kaq jo-profesionalizëm nuk ia vlen të punojë më e të mbajë peng çlirimtarët e Kosovës, ata që e din gjithë bota se janë të pafajshëm., Kur bota ende e din sakë se lirshëm nëpër Serbi shëtisin kriminelët pjesëmarrës në vrasjen e fëmijëve, grave e pleqve shqiptarë në Kosovë. Bota po kështu e dinë rastin të pagjeturve qe ende nuk iu janë kthyer familjarëve, pastaj rasti i Spitalit ushtrak të Nishit, atje ku vetë ata e kanë bërë publike se sa transplantime të veshkave kanë bërë dhe ekzistojnë fakte të botuara ku mjeku i njohur botërore Stiner, ka dhënë fakte tronditëse. Këto janë dëshmi me të cilat duhet të merret kjo Gjykatë e jo me ata çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpive dhe mbrojtën të pafajshmit .Zëri i ndërgjegjes së drejtësisë është radha të triumfojë./qendrapress.com/.