Kurti: Kosova s’ka frikë por jemi vigjilent, Serbia ka 40 baza ushtarake afër kufirit me Kosovën

                          Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk ka frikë nga ajo që po ndodh në Ukrainë, mirëpo po tregohet vigjilente, marrë parasysh siç ka thënë, faktin se Serbia ka mbi 40 baza ushtarake afër kufirit me Kosovën.Kurti, në një intervistë dhënë mediumit zviceran Blick, ka thënë se pavarësisht kësaj, Kosova ka në territorin e saj NATO-n dhe BE-në, të cilat ofrojnë siguri për qytetarët e saj.“Nuk kemi frikë, por jemi shumë vigjilentë. Serbia ka më shumë se 40 baza ushtarake në kufirin me Kosovën. Por ne kemi NATO-n në vend, edhe nëse nuk jemi anëtarë të saj, dhe kemi BE-në. Me partnerët tanë perëndimorë, ne e shikojmë të ardhmen me shpresë”, ka thënë KurtiSipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, mund ta synojë ndonjë vend tjetër përveç Rusisë, në mënyrë që të detyruar negociatat me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe se ky vend mund të jetë Ballkani meqë është më afër Perëndimit.“Serbia dhe Rusia kanë lidhje shumë të ngushta. Në vitin 2012 u zhvilluan dy aktivitete të përbashkëta ushtarake mes dy vendeve. Vitin e kaluar ishin njëqind. Serbia ende nuk e ka dënuar aneksimin e Krimesë apo pushtimin e Ukrainës. Kësaj i shtohet edhe fakti që presidenti despotik Putin mund ta çojë luftën në një vend tjetër për të detyruar negociatat me presidentin Biden. Ballkani, edhe më afër Perëndimit, mund të jetë objektivi i tij”, ka deklaruar Kurti.

/GazetaSinjali/

Bottom of Form

Bottom of Form