Ministri Murati: Projektligji për pagat drejt finalizimit

                         Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët edhe për Ligjin e Pagave.Murati është shprehur se detajet rreth ligjit dhe afatet kohore i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme t’i japë, pasi janë sponsorizues të ligjit.Më tutje, ai është shprehur se një draft është përafruar dhe do të rishikohet. Pas kësaj, Murati është shprehur se Ligji i Pagave do të dalë në diskutim publik.“Sponsorizues i ligjit është Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër së cilës është edhe administrata publike, prandaj datat dhe afatet besoj që MPB mund t’i japë. Megjithatë jemi në komunikim. Është përafruar një draft dhe ka mbetur të rishikohet edhe njëherë brenda kabinetit qeveritar përpara se të dalë në diskutim publik.”, tha Murati.Vlen të theksohet se Ligji i Pagave ka qenë kërkesë e kahmotshme e punonjësve të arsimit, shëndetësisë dhe kategorive të tjera në Kosovë. Lidhur me këtë, SBASHK-u do të do mbajë një grevë më 20 prill.