Lokacione të lira-por të gabueshme- Shkruan:Liman  Asllani.eksp. i ekonomisë

  • Lokacione të lira-por të gabueshme Shenja të Porosive Variabile (ShPV) në gjuhën angleze Variable Message Signs (VMS) janë shenja digjitale në rrugë që shfrytëzohen për vendosjen e porosive me informata për shoferet që ata të informohen për: incidente, kohën e udhtimit, “baj-paset”, ngjarjet e veçanta dhe kushtet tjera me rendësi në rrugë në kohë reale. S
  • ShPV janë pjesë përbërse e Sistemit Intelegjent të Transporteve.
  • Qëllimi i shfrytëzimit të ShPV është që shoferve të ju ofrohen informata të domosdoshme dhe këshillëdhënëse në rrugë, ShPV përdoren edhe për qellime të ndryshme,si :
  • Uljen potenciale të stresit të shoferve; Zvoglimin e kohës së udhtimit; dhe:
  • Rritjen e sigurisë në komunikacion.ShPV nga shofert në snhumë raste, kërkon : Të ndryshojnë shpejtësin e automjteti;
  • Të ndrrojë shiritin; Të drejtohet në një rutë-rrugë tjetër; Të drejtohet në vend parkingun adekuat;
  • Ti vetëdijjsohet për ndryshimet eventuale momnetale në komunikacion.Pse i thamë të gjitha këto më sipër?
  • Komuna e Prizrenit këtyre ditëver ka fillue me vendosjen e konstrukcionve për ShPV-VMS me dimenzione të përgjysmuara nga ato që janë kontraktuar.
  • Por lokacionet e përzgjedhura tregojnë se nuk përmbushin kriteret dhe qëllimet se për çka vendosen këto paisje të kushtueshme.
  • Qasja e këtill tregon se DSH-ja ka pakë njohrui për këto pasije dhe qëllimin e tyre dhe ja kanë lane vendimin për lokacione kompanisë implementuese.
  • Kompania implementuese, kur mbanë ligjerata e trajnime, preferon lokacione tjera por kur duhet ti vendos vet përzgjedh tjera ku nuk ka funkcionalitetin e duhur, dhe me madhësi dukshëm më të vogëlse në Kontratë.
  • Këto janë lokacione me kosoto më të lirë po janë të gabueshme.Por pavarsisht nga kjo duhet te rregullohet kjo në përputhje me destinimin e paisjeve dhe interesin e qytatarve e tatim paguesve të Prizrenit.
  • Presim që Komuna e Prizrenit të reflektoj në harmoni me kompetnecat e veta.