𝐌𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥 𝐩ë𝐫 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢 𝐧ë 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐬𝐢 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, sot, mbajti takimin e parë në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë. Fillimisht, Kryetari Totaj i falënderoi banorët e Komunës së Prizrenit për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në qytetin tonë.Në këtë takim ishte edhe drejtoresha e emergjencave Ramize Sinanaj dhe afër 30 anëtarë nga 32 sa i ka ky Këshillë
Gjatë këtij takimi, u diskutuan shumë çështje të sigurisë për qytetarët, e theks i veçantë iu dha sigurisë në shkolla, me ç’rast, Kryetari Totaj, tha se proaktiviteti i institucioneve të sigurisë dhe veprimi në parandalim do të ndikoj në eliminimin dhe zvogëlimin e rasteve të incidenteve.
Vendosja e kamerave jashtë dhe brenda oborreve të shkollave si dhe vendosja e tyre në objekte arsimore ishte çështje që u diskutua për trajtim me prioritet nga akterët e përfshirë në këto projekte.
Ndriçimi në shkolla ishte, gjithashtu, temë diskutimi, që përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit, deklaruan se janë në përfundim të detajizimit të çështjeve të projektit për ndriçimin adekuat dhe vendosjen e kamerave në shkolla dhe në pjesë të ndryshme të qytetit.Drejtoresha Ramize Shala dhe njoftim se se shpjeti do të fillojë aktivimi i kamerave të sigurisë.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, bën të ditur se Policia, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, patrullojnë vazhdimisht në afërsi të shkollave.
Për parandalimin e incidenteve në shkolla, ka pasur shumë programe për nxënësit dhe edukimin e tyre, mirëpo, gjatë takimit të sotëm, përfaqësuesit e Bashkësive Fetare, kërkuan që edhe ata të marrin pjesë, të paktën një herë në vit, me klerikët e tyre në tubime me nxënësit.
Me këtë rast, u kërkua Afrim Tejeci, në emër të afaristëve të bëhet, shtimi i patrullimit të Policisë, sidomos gjatë rrugës “Adem Jashari”, ku ka numër të madh të bizneseve dhe koncentrim të argjentarëve. Diskutuan edhe nehat vehapi nga Lubizhda, Besim ef Berisha, Nexhdet Malësori. Haki Reshtana e tw tjerë.
Kryetari Shaqir Totaj, premtoi se këto çështje do të trajtohen me prioritet si dhe do të zhvilloj takime të tjera me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, sipas nevojës, në të ardhmen.