E shtuna poetike me poetin:Qazim THAÇI
A ka vend lamtumira në zemrën time?!
Pas shtatë bjeshkësh dashuri.
E pas shtatë kreshtash lumturi.
A ka vend lamtumira në zemrën time ?!
Kur në gushtin përcëllues bëhet acar.
Kodin e dashurisë keqas e nëpërkëmbë.
Si ylli polar i netëve pa gjumë, e pa gjumë.
Ec e bëri vend lamtumirës në brafullim ëndrrash,
Për besën e lënë peng në një kosh mashtrimi.
E si ti thuash lamtumirë dritës së syve?
Kur mallin masin me lotin e valë e valë.
Bregdrinit nis këngën e kujtimit e më mundon harrimi.
Si vjeshta e zverdhur që numron ditët deri në dimër.
As besa e dhënë për Babën Pashtrik.
As harrimi për dhembjen e Pikëllimës.
Nuk e mund Unin për dashurinë e netëve pa gjumë
A ka vend lamtumira në zemrën time të ngrirë ?!