Çaste poetike me poeten :;Liliana GEGA

Edhe qielli plasariti retë!

~~~~~~~~~~

Në rivierë të Danubit anija pa dallgë rrëshqet,

Nëpër ujërash dhe zërash gulçet

Mbështjellur krenare mbi shtat t’thëret,

Zhveshur mendimet ikin si retë

~~~~~~~

Dhe mbi anije ulem pushoj,

Të shohë se si qetësia do t’më kaploj,

Naive si dikur kur isha fëmijë,

Apo ndryshe si sot do t’më ndryshoj,

~~~~~~~~

E imja shpirt veç brenda fshehur,

E vesha me forcën e butë të dehur,

E dehur përhumbur mbeti strikt,

I dhashë zemër të mos ketë frikë

“””

E jeta na duket litar i gjatë

E çfarë nuk thamë pendohemi prapë

Na dhëmb ajo që e bëme më kot

Ashtu ju luta perëndisë sot

~~~~~~

Kur baticat më dëgjonin zënë

Kisha afër të bardhën hënë,

Serish nga Atdheu nuk ika vetë

Edhe qielli plasariti mbi retë.,