E marta poetike me poeten:Ariti GJINI 

VENDI IM

———————–

Me mere malli, o vendi im.

Dua te vij, ne gjirin tënd!

Këtej larg teje,quhem jetim.

Ah.. ta mendosh , sa fjale e rend!

Me mungon,natyra jote.

Ne ketë muaj,pranveror.

Me mungon,rrezja e diellit.

Edhe zogjet,qe cicrojn.

Dua te vij, te shikoj Vjosën.

Qe dite e nate, gjarpëron.

Dallëndyshet,qe ngrenë folen.

Dhe lulet,me plot aromë.

Me mungon,o vendi im.

Nga këtu larg,ku unë jetoj.

Mbushur plot, me dëshpërim.

E vetme,nga do qe shkoj.

Me prit ti,Shqipëria ime!

Si nena,vajzën e saj.

Edhe unë,si bija jote.

Do te përqafoj me mall!

Te shikoj,vendet e tua.

Si ne fusha,e ne mal.

Te shikoj,ata lumenj.

Te shohë,dhe detin me vale.

Te shikoj,bahçet me lule.

Mbushur plot,me trëndafila

Midis tyre,manushaqet.

Plot arome,e ngjyra ngjyra.

Vendi im, kurrë s te harroj.

Dhe e vdekur,do te vij.

Me mere malli,sa here kujtoj. Ma mbushe zemrën,plot gëzim