Çaste poetike me poetin;-Rami KAMBERI

Kur mbi këtë dhe na erdhën hordhi

—————————————————

O bijë e Arbërit, moj nanë e krenarisë,

që n’gji tënd rrite burra për dhe t’Arbërisë,

kur mbi këtë dhe na erdhën hordhi,

ti e ndeze n’zemër flakën për liri.

Me djepin pranë, me lotin n’faqe,

i dole stuhisë si shkëmb mbi male.

Kur breshënin topat e dridhej toka,

kur gjaku i plisave skuqte fusha e male,

ti s’e lëshove flamurin as ballkuqen nga koka,

me gjuhën e motit, vallzove nëpër valle.

Mos u tremb, o bir, se dheu na thërret,

i the, e malet ushtuan: vdesim për jetë!

Ata deshën emrin tonë ta varrosnin përgjithmonë,

në harta të huaja Arbërinë ta fshihnin;

por ti, si Rozafa, në mur u bëre, legjendë si gjithmonë,

me gurë e me dhimbje, djepat rinin.

Çdo plagë që mbajte u kthye në betim,

çdo lot që derdhe, në këngë për qëndrim.

Moj shqipe e bardhë mbi shkëmbin e lartë,

moj nënë që s’iu trembe as natës së gjatë,

ti ruajte në djep fjalën shqipe të lashtë,

si zjarrin e votrës në dimër të ashpër.

Dhe kur burrat ranë në fushën e nderit,

ti mbajte gjallë emrin e atij dheu.

Prandaj, kur lahuta t’këndojë përmbi male,

e era ta puthë flamurin në valle,

le t’dihet përjetë, ndër breza e mote:

s’vdes një komb që ka nëna të forta!

Se Shqipja mund t’plagoset nga shpata

/QendraPress/