DJE

——————–

Një NESËR

që prapë nuk erdhi.

Mbeti një DJE,

një kockë plot miza të cofta

në gojët plot jargë të lukunisë.

Feston lukunia

leshndukur me ciflat e presë…

Edhe pse pranverë

shpatet pa qingja

nuk ndihen,

aty nuk ka blegërimë…

lukunia duke kafshuar njëri tjetrin,

me brinjët e dala

e dhembë thyer ulërinë.

SMulaj

Shtator 18, 2026

New Jersey, USA

/QendraPress/