Nënës

———————-

Ikën vitet pa kuptuar, ti, mu plake nenëza

një pikë loti e mban fshehur e dot, se tregon.

Duar lidhur rri menduar, me vështrimin tretur

të mungojmë e te kuptoj, kjo botë, e paepur.

Nën shami mi ul qerpikët, mos ti shoh të sosur

ah moj nënë halle plotë, zemër e plagosur.

Asnjëherë s’na qortove se, s’dije fjalë të tilla

por me ëmbëlsinë tënde, bëje mjaft çudira.

Dhe tani që shumë u thinje e *përton* të jesh

nuk harruake dot zakonin, nënë *Mbretëreshë*

Dua t’i puth ato thinja e të të shoh në sy

dhe ti lutem perëndisë që të ngjaj në ty.

Dua të ti puth pa fund, të rreshkurat duar

se, me to më përkëdhelje, kur pata gabuar

e së fundmi, prehrit tënd, kokën ta mbështes

të fle gjumë natën, vonë, deri në mëngjes.

Ti, mu plake nëna ime, por tek unë do mbetesh

si një rreze që ndriçon, edhe kur të tretesh.

Asnjeri s’do ta zërë vendin në zemër, se s’mund

je Hyjnesha e parajsës ne fillim e fund.