E marta poetike me poeten:Lida BASHLLARI
MË PRIT…
—————————–
Më prit sonte në ëndërr do të vij
Por ti mos u tremb ,fli përsëri.
Në derë nuk do trokas ,as ty s’do të zgjoj
Do të të puth buzët ,pastaj do të shkoj…!
& & & & &
Je në zemrën time Mondi.
——————————–
Ti je brenda meje
Unë me ty marr frymë.
Je engjëlli im mbrojtës
Më mbron me dashurinë.
Unë jetoj për ty
Në zemër thellë të mbaj.
S’të largoj nga vetja
Nga shpirti s’të ndaj…!