E shtuna poetike me poeten ; Kumrie Avdyl SHALA
DASHURI PËR ETËRIT E MI
——————————————–
Në qepalla të syve shoh vuajtje,
E sytë plot lëng
Ushqejnë dashurinë.
Buzët të mbuluara me shkrumb,
Të çara e të gjakosura nga acari i natës,
Ledhatojnë hijen e pajetë
Të ndjenjave të harruara për një çast.
Shpirtin s’e shëron askush veç ju,
Një zë kumbues dëgjoj nga larg,
Ofshama e hijes së padukshme psherëtin.
Në ata sy të lodhur nga pagjumësia shoh vuajtje të paskajshme, Të lënë pas dore.
Dashuri e harruar për etërit e mi,
Të strukur në pellgun e natës,
Përkundet në ndërgjegjen tonë,
Për gjumin e vdekjes,
Kalbet me gjethet e pyllit,
Në gërmadhat e shpirtit të copëtuar,
Pa mëshirë.
Prapë një zë nëpër dhëmbë,
Duke belbëzuar më mbetët në fyt,
E hija juve, etër të mi,
Plagët më shëron.
Dashuri për ju, o etërit e mi!
Dashuri, mes jush nuk ka kufi.
K. A.Shala /Data:18.10.2021
/www,qendrapress,com/