E shtuna poetike me poeten ; Begu DAVË

Nis një cikël të ri jete…

—————————————

Ec n’trokitje hapash si shtojzovallet,

dhe nis një cikël të ri jete,

jepi udhë qorrisë së netëve që t’pushtuan,

n’agime t’reja kërko fluturimin n’unin tënd.

Daulleve mos i bie më për tellalle në veshët shurdhues,

as për sytë qorrues të botës së mjerë,

ec me heshtjen dhe shportën tënde të shpresës,

ec në mirazhin e ëndrrave tua, ec..ec , pa u ndjerë.

Ec vetëm me ndjenjën e bukur që e ke në kutinë e zemrës,

rrokullise kohën e shkuar që të vrau me pabesitë,

harroi ujqërit që zgjohen tërbimthi,

e dhelprat që përfituan nga ty me dinakërinë.

Harroi perversët që luajtën engjëllin në sytë e tu,

harroje kohën e regjur n’intrigë të fshehtë,

ec…n’lirinë tënde me sukseset e merituara,

që zemra të pluskojë pa peshën e rënkimit,

pa lot, pa trishtim e pa dhimbjet e përjetuara n’kët jetë.

Harroi thikat e shigjetat që t’u ngulën tinëz me tradhti,

ec…pa sytë ziliqar në livadhet e shpresës,

mos i ndal hapat nga demonët që zvarriten,

që n’damarë kanë helmin e gjarprit,

miliona mëkate dhe shpirtin katran urryes të zi.

Ti ” din të ecësh edhe pa shushunjat që t’u ngjitën e të pinë gjakun,

ec, pa të gjithë ata që duan të dinë numrin e hapave të tu.

Ti ” veç ik…ik.. e ngjitu në majat e ajsbergut si një aljene,

fluturo si shqiponja e lirë hapësirave pa fund.

Ruaje virgjërinë e shpirtit tënd kristal,

e mos lejo të ta prekë askush mirësinë,

ti je një princeshë e universit,

humane, paqësore dhe shpirt i dashurisë.!

Nënshkruaje kontratën me vetveten,

thithe ajrin të të mbushë me frymë plot,

mblidhi shpresat dhe të gjitha idetë në grusht,

qëndisi qiejt me lulet më të bukura që mban në t’bukurën shportë.

Ec, në hapat e nisura pa zhurmë n’arrati,

vriti kuçedrat me mirësinë që ke,

lëri t’i druhen suksesit tënd të arrirë,

vlerësoje veten për atë që ke dhe je.

Ata që duan të ta përdhosin imazhin tënd

le të përcëllohen flakëve të ferrit,

kështu është bota me shpirt të dreqosur,

se duan dritën, por preferojnë veç terrin

Ti ” puthi ëndrrat në kështjellën e shpirtit,

që farën ke mbjellur e rrënja ka zënë vend,

ngrohu me diellin e gjakun ushqeje me dashuri,

përkëdhele jetën duke nisur një cikël të ri moj e mira ti mirësi.

Detikuar mikes sime të shtrenjtë Marinelës

Nga Begu Davë . 2022.

/www,qendrapress,com/