E premtja poetike me poetin ; Fejzi Murati
GJETHET NË PARK
—————————————————–
Një nga një shkëputen nga pema,
siç shkëputen ditët në kalendar…
Bien të lodhura!
Të trishtuara!
Pa gjak në vena!
I shkelin me këmbë,
i heqin zvarrë.
I dëgjoni tingujt që lëshojnë?
Përhapen dhimbshëm nëpër netë.
Herë duken si këngë,
herë duken si vaje,
herë të tjera prehen me heshtje që vret.
Shkretohet bukuria e parkut,
të lodh sytë,
netëve me acar drurët kanë ftohtë!
Era kapriçoze i torturon
e shiu i pështyn!
Mosmirënjohje marrin
kur ikin nga kjo botë!
/www.qendrapress,com/