Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren sot pranoi një donacion nga CIMIC-u / KFOR-i italian.

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren sot pranoi një donacion nga CIMIC-u / KFOR-i italian: reflektor për sallën operative të ORL-së. Fillimisht dr Shefki Xharra drejtor shëndetësor me këtë rast ka falenderiuar përzemrësihst CIMI-un Italian për këtë donacion i cili u tha se ka jo vetëm vlera materiale ,por edhe vlerë të bashkëpunimit të përhershëm.Kurse Drejtori i përgjithshëm i spitalit Osman Hajdari, me këtë rast ka falenderuar gadishmërinë që ka treguar KFOR-i. Në emër të KFOR- it italian ka falenderuar për respktin dhe bashkëpunimin që kanë me këtë institucion Kolonel Frederiko MoraPas këtyre fjalimeve u bë nënshkrimi I memorondumit të këtij donacioni ku nënshkruhet nga Koloneli Frederiko Mora dhe drejtori i spitalit, z. Osman Hajdari.Ceremonia zyrtare u mbajt në, në amfiteatrin e ndërtesës së QRSHP-së (ish Enti Higjienik).Pas kësj drejtori Osman Hajdari, ka ndërë mirënjohje për komandantin dhe për kolenelin.Kurse së fundi u bë edhe përurimi i pllakës së donacionot dhe u bë një vizitë në repartin e ORL-së./QendraPress/