Opinion për ‘’QendraPress’’nga bashkautorët: Av. Emira Gavazaj Gashi dhe Av. Valdrin Gashi- Bashkëndjejmë çdo rast të tillë të dhimbshëm
Jemi dëshmitar që dy javët e fundit kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda dhe tragjike të cilat na kanë prekur dhe kanë depërtuar të secili qytetar. Përkundër se egzistonë një kornizë ligjore për mbrojtjen e të gjitha formave të dhunës dhe të krimeve të tjera më të rënda, raste të tilla kanë ndodhur në vazhdimësi dhe se opinioni është tronditur kohë pas kohe. Pyetje: A duhet Qeveria të mbajë përgjegjësi, nëse po sa duhet të jetë përgjegjësia e tyre? Ne konsiderojmë se përgjegjësia fillimisht është individuale porse a do të duhet që të kemi mekanizma akoma më të fortë duke përshirë edhe ato qeveritarë për vetëdijesimin dhe për llogaridhënien sigurisht që ka vend shumë për tu punuar. Qeveria si institucion në mënyrë të drejtpërdrejtë konsiderojmë se nuk duhet të jetë përgjegjëse porse brenda çdo institucioni ekzistojnë personat kompetent zyrtar të cilët mund të penalizohen për veprimet të cilat është dashur të i ndërmarrin, dhe se kanë dështuar në kryerjen e detyrave. Këtu nuk theksojmë vetëm organet ekzekutive por edhe zinxhirin tjetër sa i përket sistemit të drejtësisë atij prokurorial dhe gjykatave sepse shumë raste ripërsëriten ndërsa kemi një politikë ndëshkimore shumë më të butë karshi personave të cilët mund të jenë recidivistë dhe se pranë organeve lënë imazhin e një personi me potencialin për rrezik për familjen apo edhe shoqërinë. Përkundër raportimeve që mund ti kenë bërë viktimat e dhunës në familje, në rast dështimi të mekanizmave mbrojtës duke filluar nga Policia, dhe organet e tjera kompetente sigurisht që hetimet duhet të jenë të plota për të kuptuar shkakun e dështimit dhe këputjen e zinxhirit të mbrojtjes së të drejtës mbi çdo të drejte e quajtur e drejta për Jetë. A duhet të ketë dorëheqje së paku morale apo më shumë se kaq? Ne si qytetare u informuam se organet kompetente pas analizimit të rasteve me pasoja fatale tani më kanë filluar të ndërmarrin veprimet për të penalizuar personat zyrtar kompetent lidhur me mos kryerjen e detyrave të punës si duhet dhe se në këtë drejtim këto masa sigurisht që do të jenë zhurmë trokitëse edhe në shumë institucione të tjera për tu vetëdijesuar edhe marrë me më shumë seriozitet dhe profesionalizëm por edhe amoralizëm dhe raste të këtilla të ndjeshme të mos ndodhin më. Bashkëndjejmë çdo rast të tillë të dhimbshëm, duke bërë thirrje në drejtim të çdo qytetari, qe të bëjnë përpjeke çështjet sidomos familjare ti zgjidhen me besim dhe mirëkuptim, në të kundërtën e pamundësisë se marrëveshjes të raportojnë menjëherë çdo formë të dhunës duke filluar që nga ajo Psikike, që të parandalohen dhe mos të arrijmë deri në një rast me pasoja tragjike. Me respekt, Av. Emira Gavazaj Gashi dhe Av. Valdrin Gashi/ www.qendrapress.com/