Fryma poetike e së premtes me poeten;- Adelina QARKAJ

O s’ka me mire se ne Mitrovicë

——————————————–

Ky qytet me flet ne heshtje

Ky qytet i gurtë i hekurt;

qytet lumenjsh plot krenari…

Jo s’është Gjirokastra e Kadaresë

por zemra ime e ndarë në kufi

Më ka mbajtur në supe ky qytet

më ka përkundur në djepin e durimit

Më ka lëmuar lehtas flokët e shprishur

kur jam fshehur plumbave nën hijen e blinit

Nuk kundërmon barut as tym…

Pushkës e topit u bën ballë

është trime bukuroshja ime

E gurtë e hekurt me gjak e larë

Më ka rritur shtatin ky qytet

më ka ndrit zemrën me dritën e meteorit

më ka shuar zjarrin e syve me freskinë e Ibrit

më ka fal emrin e bija e minatorit

Ky qytet më thërret vetë…

Saherë ik asfalteve të arnuara të tij

pluhuri i zhavorrit mbi kufijtë e ndare

s’ma zë’ frymën për çudi më fal fortësi

Ky qytet hijekristali e krenar

me ka vjedhur zemrën që në fëmijëri

me gur me gjemba me plot furtunë

prapë kam rënë me të në dashni

Me zjarr më flet me zjarr

në gjumë në ëndërr në rruge pa kthim

si turbulence shpirtin me lëkund

afsh i freskët i mallit tim.

Ky qytet më flet me heshtje

me ngjall frymën kur më ngec ne fyt

zemrës i shton tjetër refren

buçet jam malli e gazi yt…!

/www.qendrapress.com/