Mustafa: Qeveria Kurti dështoi, nga “qeveri e shpresës” u shndërrua në “qeveri të logjikës represive

                              Ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka folur për Qeverinë e Albin Kurtit gjatë vitit që sapo e lamë pas.Isa Mustafa thotë se Qeveria u promovua si një qeveri e ndryshimeve, por që realisht nuk ndodhi të jetë e tillë, pasi akoma vuan nga paragjykimet e së kaluarës.“Kjo qeveri u promovua si qeveri e ndryshimeve dhe aq më shumë si qeveri e shpresës, por ndryshimi pozitiv nuk ndodhi në asnjë fushë, kurse shpresa po vazhdon e pashuar, sidomos te militantët e saj. Është qeveri e cila nuk ka treguar aftësi dhe gjeturi të shikojë përpara dhe të merret me të ardhmen, por është bërë rob i së kaluarës, qoftë i qëndrimeve të saj rigjide politike, qoftë i paragjykimeve për qeverisjet e kaluara. Qeveri e logjikës represive, e cila mburret me të dhënat për arrestimet, në vend që të krenohej me të dhënat për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi Mustafa për “Zërin”.