24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit, aty ku u vranë 21 ushtarë të UÇK-së

               Sot bëhen 24 vjet nga masakra në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ranë dëshmorë 21 ushtar në fshatin Rogovë të Hasit, të cilët ishin luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe shumë civilë të fshatit.Po ashtu, në këto data, kujtohen edhe nëntë të rënë të tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.Aty heroikisht kanë dhënë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.Në Kosovë, në vitet 1998 – 1999 ndodhën shumë masakra.Në vitin 1998 kishte ndodh masakra e Prekazit (Jasharëve), duke vazhduar më pas në vitin 1999 me masakrën e Reçakut, masakrën e Izbicës, e Rezallës, e Dubravës, masakrën e Krushës së Madhe në Rahovec, masakrën e Rugovës të Hasit, si dhe masakrën e Studimes në Vushtrri.Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë. Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë.Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.Janari 1999 i lidhë 21 viganët e Kosovës me breza të tërë që ranë në altarin e lirisë me qëllimin e vetëm, flijimin për atdhe.“Sot, në 24-vjetorin e rënies, i kujtojmë si heronj që u shndërruan në shembullin më të mirë të dashurisë për Atdheun, në motiv për ecje përpara deri në çlirimin e Kosovës.Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.Datat 27, 28, 29 janar të vitit 1999, ishin ditë të rënda për vendin tonë. 21 dëshmorë dhe 9 martirë ranë heroikisht në fshatrat e Gjakovës, në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.Atë ditë të acartë janari, burrat më të mëdhenj të Dukagjinit ishin në rresht, në krye të detyrës për atdheun. I nderuar përjetësisht që i kisha bashkë rrugëtues të lirisë”, kishte shkruar Gjeneral Daut Haradinaj në njërin ndër përvjetorët e kësaj masakre, ku ishin vrarë shumë strateg të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.