Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Merita PAPARISTO
Pleqtë e vetmuar
Pleqtë, këputen të vetmuar…
si frut i pjekur
rëne mbi pleh të rrënjës së vet
kur askush nuk është që ta vjelë.
E krisur lëkurë e trashë e trungut…
mizat bubërrojnë nëpër plasa,
dheu i rrënjëve erëmon urinë.
Shpërbëhen eshtrat ëndrrat mendimet
kujtimet vrapojnë mbrapsht
në damarët e kalcifukuar të kohës
drejt fëmijërisë,
Gjejnë vetveten foshnjë,
në fund të udhëtimit
e shtrëngojnë fort për dore
dhe së bashku me të,
këputen të vetmuar.
/www.QendraPress.com/