Eksperti i mjedisit ngre alarmin për tunelin e rrugës së Kombit: Po u rrezikon jetën shqiptarëve, mungojnë ventilatorët
Eksperti i Mjedisit, Abdulla Diku, ka ngritur alarmin për problematikat në tunelin e rrugës së Kombit, që sipas tij janë shumë shqetësuese dhe mjaft të rrezikshme për jetën e udhëtarëve.Në një postimi në Facebook, Diku shkruan që sapo hyn në tunelin e “Rrugës së Kombit” vihet re se ka një mungesë të theksuar të ventilatorëve për ajrosjen e ambinetit.Sipas tij në rast se në tunelet europiane distanca nga ventilatori në ventilator shkon deri në 250 metra, në rrugën e “Kombit” arrin deri në 1 kilometër.Gjithashtu sipas ekspertit, problemi i dytë është se ventilatorët që janë punojnë me kapacitet të ulët. Për ekspertin kjo do të thotë të rrezikosh seriozisht shëndetin e udhëtarëve në rast avrie apo aksidenti brenda tunelit, për shkak të ajrit toksik që ndodhet brenda.
Postimi i Abdulla Dikut:
Tuneli asfiksues i rrugës së Kombit! Është tuneli më i gjatë rrugor në vend. Edhe më i rëndësishmi!
Por ka një problem me të. Tuneli ka vetëm gjysmën e numrit të ventilatorëve që bëjnë qarkullimin e ajrit në të. Gjysma tjetër ka vajtur tek tuneli i rrugës së Elbasanit (kështu më tha një plic që punonte aty), vite më parë.
Nëse keni udhëtuar jashtë, keni vënë re mbase se distanca ndërmjet ventilatorëve në tunele të ngjashme është 200-250 metra. Tek tuneli ynë kjo distancë shkon dhe 1 kilometër. Po të kaloni në të do shihni të varura ende mbajtëset e ventilatorëve që janë hequr prej tunelit.
Por kjo është sërish gjysma e së keqes…
Problemi është se ventilatorët aty punojnë në minimum (vetëm disa prej tyre, dhe ato me minimumin e shpejtësisë). Ajri në tunel nuk është i pastër dhe mungesa e punës së ventilatorëve e përkeqëson shumë situatën aty. Ka mungesë oksigjeni. Para dy netësht (të premten) rastisa të kaloj në tunel, asnjë ventilator nuk ishte në punë.
Asnjë!
Kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin pasi gazet e mjeteve nuk qakullojnë dhe e bëjnë shumë toksik mjedisin aty, për shëndetin e njeriut them. Në rast avarie, nëse mendon se po gjen shpëtim, ke gjetur fundin tënd prej asfiksimit në atë tunel.
Përse nuk ndizen ventilatorët?!
Sepse konsumojnë energji.
Ndërsa konçensionarit nuk i bëhet vonë për shëndetin e të tjerëve por vetëm për xhepin e vet.
Po shteti që ka rrahur gjoksin e garantit se ky do ishte një model shumë pozitiv PPP-je?!
Ja ashtu…. si “Liza në botën e tunelit”, duke treguar dhe dëgjuar përrallat e veta…
Po fajin, kush e ka?!Ato që bënë tunelin e gjatë dhe ne që qarkullojmë në të, prej hallit apo
Kjo e mirë e madhe që nuk ja kishim ditur lezetin më parë