Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Fatbardha Behri KAÇI

MANASTIRI NË FIRENCE

Aty ku dielli puth së pari Firencen,

në kodrën kurorë të klorofiltë,

stoik frymon manastir i lashtë.

Shpatullat në qiparis,

gjelbërimi i zgjat krahët në përqafim…

Dritë- hije të kohës

çapitin drejt hyrjes,

vetëtin dituri…

Në mirësi heshtojnë dhomëzat e qashtra.

Skritoret e brishta,

ruajnë frymën e skrëbeve në amshim.

Frushullojnë palimsestet

në hojet e besimit- dritë.

Rrezet nga dritaret,

pentagrame.

Këngë të shpirtit vibrojnë:

” Dashuri Ati im,

dashuri në kohësi.”

/www.QendraPress.com/