Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Anila TOTO

Qytet antik

——————————-

Jemi qytetarë të një qyteti antik,
Ku vjen gjithë bota të gjejë paqe.

Këtu nata është sterrë,
e dita është dritë,
E jeta ka shkaqe.

Jemi bashkëpunëtorë të fateve tona,
Bashkë shkatërrojmë
e ndërtojmë prapë bashkë.
Luftojmë e pajtohemi për të drejtat tona,
Që në kohën e lashtë.

Nëpër salla të nderit ndihemi të vegjël
(Edhe pse na pushton çdo çast krenaria,)
I duam sukseset e bujshme të heshtura,
Sepse vlen e gjithë njerëzia.

Por përpara detit, nën zhurmën e dallgëve
heshtëm…
E mbetemi pa fjalë e frymë,
siç mbesim para ëndrrave a çdo gjëje të madhe
Qe ngjan… me ty

/www.QendraPress.com/