E shtuna letrare me vargje poetike;Qazim THAÇI
Ruaju harrimit
————————-
Ruaju harrimit se bëhesh fletë e zverdhur vjeshte.
E dhembjen mund ta lësh pa lamtumirën e fundit.
Buzëqeshjen peng mos e le se dashuria vdes para kohe.
Ruaju harrimit se porosite e bukura prindore bëhen pelin.
Në degën e tharë mos kërko çerdhe të dallëndysheve.
As ne rrugën larg atdheut mos kërko lumturi e as dashuri.
Ruaju harrimit se bregut të Drinit,të pret kodi i besës.
Kur për sytë e sajë,kjanë si për sytë e Nanës që ta dha frymën.
Ruaju harrimit se emrin mund ta lësh peng të kujtimit.
E dashurinë ta kesh etje përgjithmonë krojeve pa ujë.
Ruaju harrimit ……ruaju harrimit e mësoje si shenjtëri./www.QendraPress.com/