Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Syhejl HAVOLLI

Atje Nuk E Ke Djepin

Nuk dinte kah t’ia mbathte
Bishtin e zuri në udhëkryq
Të tërë ushtrinë nanë e babë ia shante
Dorën e ngriti në kokë vrau veten në kryq

Humbjen festojnë me lot e kukamë
Të dy sytë i nxori sorrëzeza nanë
E mjera unë pse lakmisë iu bëra rob
Ta mallkoj tërë jetën ftesën kob

Atje nuk e ke djepin, për ne vend i huaj
Të pata thënë, mos shko, me kokë mos luaj
Lotët që më rrjedhin akull i mbajë në dorë
Përmbi varrin tënd pa asnjë kurorë.

/www.QendraPress.com./