Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Xhevrije Kurteshi NIMANI
ERDHA
————————-
Ka kohë që nuk jemi parë
As telefonatë e as letër nuk kemi shkëmbye,
Por nga mendja e shpirti, kurrë nuk të largova.
Jetuam në kohë të pa kohë
Edhe afërsia jonë u bë e pamundur,
Kujtimet e bukura së bashku me ty
Më mbajtën të fortë e të gjallë.
Prandaj sot erdha
Me një trëndafil në dorë,
Më duket dera qënka e rënduar
Apo fuqia e duarve të mia, sa qenka dobësuar!
/www.QendraPress.com./