Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Armela DRAPI
Zemra pëshpëriste
——————————–
Zemra pëshpëriste,
Se sërish kishte filluar të ndjente
Të ndjente atë rrahje,
E cila thonte se më për të s’do ekzistonte.
Arsyeja?
Arsyeja je vetëm ti
I cili ikën dhe rikthehesh përsëri,
Për të qenë me mua ose për të më lënduar,
këtë se di…
Mërzitje?
Me ty jo…
As veten se kuptoj
Pse mëri s’të mbaj dot.
Dashuri?
Kjo ndoshta po…
Më bën të buzëqesh
Edhe atëherë kur vërtetë ndihem keq.
Lumturi?
Edhe kjo më ndodh…
Sa herë përmendesh
Pavetëdije, shpirti gëzon.
/www.QendraPress.com/