Fryma e marsit poetik me poeten;Hyrë. H.FAZLIJA
Ti…
——————
Ti më mat durimin e pasosur?
Jo, unë jam mbjellur natën kur gjëmoi qielli…
Ti më pyet si linda në mes të furtunës?
Ja dora ime, që ta nxjerr shpirtin mbi Akropol…
Ti më pyet si jetohet mes bjeshkës?
Unë të shtroj gjethet e vjeshtës zgjuar…
Ti kërcënon me të guxuarit: Guxo!
Unë guxoj të t’i numëroj petalet, fije qepallash…
Ti, ndërtuar ke qytet gurësh mbi supe:
Unë…Vjollcat i bëj Luledele!
2323, H.H.F.
/www.QendraPress.com/