Kush është Gazmend Hoxha që sot erdhi në krye të institucionit kyç të sigurisë në vend dhe cila është pasuria e tij

                         Drejtori i ri i Policisë së Kosovës është Gazmend Hoxha. Ai është emëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.Një ndër institucionet kyçe të sigurisë në vend pas gjashtë muajve pritet të ketë një udhëheqës, shkruan Reporteri.net.Hoxha, i cili deri më tani mbante pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ka marrë sot besimin e kryeministrit Albin Kurti për ta drejtuar policinë për një mandat të plotë me mundësi vazhdimi.

Kush është Gazmend Hoxha?

Gazmend Hoxha prej kohësh mbanë pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Hoxha është Drejtor i Departamentit për Operacione dhe njëherësh një ndër zyrtarët policorë të vlerësuar shpesh herë në kuadër të këtij institucioni.Siç raportohet Hoxha ka kaluar në pothuajse të gjitha gradat dhe pozitat policore, përveç asaj të drejtorit të përgjithshëm dhe të zëvendësdrejtorit.Para shumë vitesh, kur ministër i MPB-së ishte i ndjeri Bajram Rexhepi, Hoxha ishte caktuar në pozitën Ushtrues Detyre të ndihmësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për Hetime, nga pozita e Ushtruesit të Detyrës, të kryesuesit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar.Ai u vlerësua si më i miri nga britanikët. Kandidati, Gazmend Hoxha është renditur i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.Emri i tij është bërë publik nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Cila është pasuria e tij?

Hoxha ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsion.Pasuria e paluajtshme e Hoxhës kapë vlerën e gati 300 mijë eurove. Hoxha në AKK si pasuri të paluajtshme vitin e kaluar ka deklaruar një banesë, një shtëpi banimi dhe tokë e mal.Ai ka deklaruar se posedon një banesë në vlerë 55 mijë euro, një shtëpi në vlerën 35 mijë euro si dhe tokë dhe mal në vlerë 200 mijë euro.Në anën tjetër, si pasuri të luajtshme Hoxha ka deklaruar dy vetura në vlerë 8 mijë e 300 euro, që të dyja të nën pronësinë e tij.