Fryma poetike e së dielës me poeten:-Afërdita HADAJ

ALBUMI FAMILJAR” ME FOTOT BARDH E ZI.

————————

Kujtimet sa herë

i zgjoi,me mall,

dhe nostalgji.

Albumin familjar shfletoj,

me fotot, bardh e zi.

Ulem e qetë mbi kanape,

një nga një fletët i kthejë.

Çdo foto kujtim me vete.

aty qajë dhe aty qesh.

Aty gjej fëmijërinë time,

dhe të bukurën rini.

I shoh i kujtoj me mall,

por, veç ngelen nostalgji.

Vazhdoi kthej,

faqen e radhës,

kam fëmijët,

mjaltin tim.

Oksigjen i frymës t’ime,

malli që me përvëlon gjin.

U rriten zemrat e mija.

mes vuajtjes me sakrificë,

Se ashtu qe koha

dje, si për ne,

dhe për të gjithë .

Vazhdoj të kthej fletën tjeter.

Në foto dhe ne

të dy. Shok i mirë

i jetës time,

sa shumë kujtime

o dashuri.

Pa pritur në një

faqe tjetër,

zemra seç më dridhet.

Filloj qaj me ngashërim,

buza seç më dridhet.

Fotot e radhës,

në album janë njerëzit,

që me

mungojnë shumë

në jetë.

Qofshi të pa harruar

u prehshi të qetë

në xhenet.

Albumin familjar,

me fotot, bardh e zi.

E ruaj fort si sytë,

si ditar të çmuar,

si relikte, në shtëpi.

Se nga kjo jetë gënjeshtare,

kur të jemi larguar.

Nipat edhe mbesat

në breza kanë,

për t’na kujtuar.

Është trungu familjar

me degët e tijë.

Paçka se ato foto, janë,,bardhë e zi.

Për ne do të ngelen,

gjithmonë mall

kujtim, dhe nostalgji.

/www.qendrapress.com/