Kimete Berisha “gozhdon” Albin Kurtin: Po e humb shansin të bëhesh hero, veç “zadrugat” t’kanë mbet m’i çelë
Opinionistja Kimete Berisha, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai nuk e ndryshon të vërtetën për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, edhe nëse ia ndërron emrin.Ajo ka thënë se Kurti po e humb shansin për t’u bërë hero, duke refuzuar formimin e Asociacionit.Sipas saj, “veç një njeri i pamoralshëm i pranon dhe i zbaton gabimet e të tjerëve”, përcjell Bota sot.Berisha në fund ka ironizuar me kryeministrin, duke thënë se atij “veç zadrugat i kanë mbet m’i çelë”.
Reagimi i plotë i Berishës në Facebook:
Albin Zadrugari!
Vetëmenaxhim (self-menagment) në serbisht do të thotë – samouprava.
Samouprava është vetëqeverisje (self-government).
Është terminologji komuniste kjo.
Besa terminologij e Kraljevinës serbe, e Svetozar Markoviçit e Nikola Pašiçit.
Vetë-menaxhimi i serbëve është pavarësi e serbëve të Kosovës nga Kosova.
Është Autonomi.
Se çka tjetër po lyp Serbia, përveç – vetë-menaxhim të serbëve të grumbulluar në Zajednicë.
Nuk e ndryshon të vërtetën nëse ia ndërron emrin.
Quaje ti si të duash, fjala është për Autonominë e serbëve.
E kaluara jonë ishte robëria.
UÇK nuk e fajësonte 1912-shin, ndarjen e shqiptarëve dhe mbetjen e Kosovës në robëri.
UÇK nuk tha ‘valla, ne nuk kemi çfarë të bëjmë se Kongresi i Berlinit (me disa ish shqiptarët) kanë vendosur të mbesim të pushtuar.
Kush po të ndalon ta refuzosh Zajednicën që tash me eufemizëm po e quan ‘Vetëmenaxhim’!
Refuzoje!
Pse po e humb shansin të bëhesh hero!
Lëre ti çfarë kanë ‘gabuar’ të tjerët.
Veç një njeri i pamoralshëm i pranon dhe i zbaton gabimet e të tjerëve.
Kur e kanë pranuar Asociacionin – Ata kanë kujtuar se nuk kanë gabuar, prandaj s’janë fajtorë.
Ti, anipse e di mirë që ata kanë gabuar kur e kanë pranuar Asociacionin – me vullnet e me sevda po i jetëson gabimet e tyre – prandaj përveç fajtor, je edhe..mos pyet!
P.S. Veç Zadrugat t’kanë mbet m’i çelë!