Kryeministër pse kaq shumë dilema na trego, Bashkim Kombëtar apo mini Jugosllavi po do me bë…?!-Shkruan: Qazim THAÇI
E zgjodha këtë fotografi jo krejt rastësisht,sepse ata që përcjellin politikën e kuptojnë edhe mesazhin e kësaj foto. Sot, në Parlamentin e Kosovës patëm mundësi të dëgjojmë tone përplasje , që qytetarët jo që nuk i rehatoi , por përkundrazi iu vu benzinë në zjarr, sepse metaforat që deri më tani ministër i keni përdorë vërtetë për një numër qytetarësh kanë qen të ëmbla , prandaj edhe ju kanë votuar. Por u erdhi fundi këtij ‘’qypi me mjaltë’’ dhe ato fjalë e metafora të bukura tani po marrin pamjet e trishta, Ju lutem kryeministër , mos luani me gjakun e dëshmorëve, mos luani me varret e të parëve flas për ata që i kanë këtu ato varre , sepse tani ky farë ‘’Vetmenaxhim’’ na ka shqetësuar shumë për komunat serbe. Fjalori i Gjuhës shqipe vetëmenagjimin e shpjegon më keq pak se Asociacionin komunave me shumicë serbe. Kryeministër ju lusim në Parlament merr guximin e na trego ku mbeti deklarata dhe premtimi juaj se do të bëni bashkim kombëtar? Ku mbet premtimi i dhënë se ju nuk do ta takoheni Vuçiçin pa kërkuar falje. Ku mbet premtimi juaj se nuk do të ulesh në tavolinë për temën e komunave serbe?/ Këto po i përmendi dhe dije se nuk po i përmendi edhe 99 premtime tjera që i kë dhënë dhe për fat të keq nuk e ka realizuar asnjërin. Na trego të lutem kah do ta dërgon Kosovën për Bashkim Kombëtar, apo po punon kaq shumë për një mini Jugosllavi me Serbinë gjakatare e po e lëndon kaq dhembshëm kombin tënd. Besojë se duhet të mos harroni sa keq po i dëmtojmë edhe vetë mallin e varreve të moçme se lere më jetën e rinisë tonë.,Jo gjithmonë vota që ke marrë , të jep kaq shumë të drejtë ti harrojmë pa dashje edhe varret tona, gjakun e derdhur për liri. krejt këtë dëm që po e bënë ndaj Kosovës a mendon se nuk do të gjykon historia?!! Mendo vetëm faktin e të pagjeturve që shpirtrat e tre ende se kanë gurin vajit, nuk e kanë dheun e atdheut mbi eshtra. Mos përdorë metafora sa për të treguar oratori se Kosova do fakte e jo rima. Kryeministër për fat të keq një ditë do mbetesh i vetëm nëse Kosovës ia kthen shpinën. Prandaj , edhe ata që të votuan tani janë në hallin e madh të vetëdijesimit dhe identifikimit të tyre. ….herëve tjera më duhet të përmendi të tjera fakte se jeni në rrugën e gabuar……………/www.qendrapress.com/