Emmerson: Veseli mbajti kontakte me shërbimet sekrete të NATO-s, s’ishte në Kosovë në kohën që flet aktakuza

                   Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, në fjalën e tij hyrëse ka deklaruar se historia e trafikimit të organeve është mit.Sipas avokatit Emmerson, gjatë 25 viteve nga përfundimi i luftës janë krijuar mite të shumta, si ajo e trafikimit të organeve.Nuk është për t’u habitur që lufta e vitit 1998 ka çuar një sasi të madhe të lindjes së miteve, gjatë këtyre 25 viteve, siç u përmend edhe miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta, që s’është e bazuar në fakte”, tha avokati i Veselit.Në këtë seancë ai foli edhe për rolin e Veselit dhe kontaktet e tij me shërbimet sekrete të shteteve të NATO-s.“Roli i Kadri Veselit ishte një ndërlidhje me personelin e zbulimit, jo vetëm me të Shqipërisë, por edhe me ato të NATO-së që po e mbanin në vëzhgim situatën e NATO-së në Kosovë. Një prej periudhave të kyçe të konfliktit ai e kaloi jashtë Kosovës duke mbajtur lidhje me shërbimet sekrete të këtyre shteteve. Periudha e aktakuzës duhet ndarë në tri faza të ndryshme”, shtoi Emmerson.Ai tha se gjatë kësaj paraqitje do të shihen ngjarje që ja përmbysën jetën çdo familje të Kosovës.Emmerson tutje ka thënë se Prokuroria në Speciale nuk e ka asnjë dëshmi “që mund ta vërtetojë se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ndërmarrjeje publike”.Sipas tij, në periudhën për të cilën akuzohet, Veseli ka qenë kryesisht jashtë Kosovës.