Eurodeputeti holandez: Vuçiq i do vetëm paratë e BE-së, nuk do të lejohet një Republikë Serbe brenda Kosovës

Deputeti holandez në Parlamentin Evropian, Thujs Reuten, ka shprehur pakënaqësi me pozitën e bllokut evropian karshi qëndrimeve të Serbisë.

Sipas Reuten, presidenti serb Vuçiq e sheh BE-në si “bankomat”, derisa nuk përkushtohet për t’i përmbushur kërkesat e tyre në kuadër të procesit të dialogut, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Shtetet e anëtarë të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se nuk mund të sillet më në këtë mënyrë. Në njërën anë ai e minon procesin e dialogut duke dhënë komente të forta se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me Kosovën, e në anën tjetër pranon fonde të mëdha nga blloku evropian. Presidenti serb po e sheh BE-në si bankomat dhe kjo duhet të marrë fund. Për me tepër qeveria e Serbisë akoma nuk ka pranuar që t’i vë sanksione Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, prandaj ka ardhur koha që ai të zgjedh se në cilën rrugë do të shkoj”, deklaroi Reuten.