Nga Serbia,bota duhet të kërkojë të vërtetën e transplanteve të veshkave në vitin 1998 -99- Shkruan; Qazim THAÇI
Gabimet e kosovarëve qofshin të medieve, apo edhe vetë përfaqësueseve të UÇK-së janë bërë pikërisht nga dita kur raportuesi i Këshillit të Evropës, tashmë i njohur dhe ditur si antishqiptari Dik Marti, pati publikuar raportin e tij me plotë shpifje e trillime kundër UÇK-së, por edhe kundër shqiptarëve në përgjithësi,Kjo shpifje për fat të keq atëbotë sikur yshti disa subjekte politike në hakmarrje të ish komandantëve të luftës dhe bijve të lirisë të mos kundërshtohet e as të mos hulumtohet e vërteta e kësaj shpifje mizore .Gabimin e kësaj shpifje të rëndë pasi që nuk e kundërshtuan kategorikisht qoftë edhe me fakte si të pranueshme konstatimit se raporti i Dik Martit e ka prishur imazhin e Kosovës, Ishte një pjesë e “fajit” tonë që nuk dëshmuan të vërtetën, Mirëpo,në vazhdim të kësaj gënjeshtre dhe shpifje të DIk Martit nga vetë publikimet që i ka bërë Serbia sa i përket transplantit të veshkave me titull” Perspektiva na prelasku u 21 vek” që është “Perspektiva në kalim të shekullit 21” të publikuar nga autorët; Goran Paunoviq, Karolina Paunoviq, Svetisllav M ,Kostiq, Radmilla Veliçkoviq dhe Mairna Avarmiviq të cilët edhe e kanë bërë publikim grafikonin e numrit të të sëmurave që kanë bërë tranasplante veshakësh në Serbi nga viti 1993 deri në vitin 2003. Në VMA ,Spitalin Ushtarak në Nish. Grafikoni në fjalë tregon se më së shumti transplante veshkash janë bërë në vitin 1998, kur në Kosovë kishte luftë dhe mijëra shqiptarë janë zhdukur pa ditur se ku janë as sot, Kurse grafikoni është po kështu i ngritur edhe në vitin 1999 . Por më pak se në vitin 1998, Prandaj, këtu duhet bota të hulumtojë faktet se të kujt ishin veshkat? Dhe organet tjera që u dhuruan pacientëve serbë?, Prandaj, ky fakt kaq i rëndësishëm për botën është edhe një dëshmi se gjykimet që po u bëhen tash luftëtareve të lirisë jo vetëm që shpjegojë pastërtinë e luftës së UÇK-së . Por, këto fakte dhe raporti i antishqiptari më përbetuar Dik Marti ishin të paguar të mundohen të ulin imazhin e pastërtisë së asaj lufte, Këto fakte mund të jenë në shërbesë shumë e fuqishme për të pa sepse Serbia nuk përgjigjet për të zhdukurit e luftës Dhe këto fakte duhet të jenë edhe një dëshmi se kush ishte Dik Marti dhe kush e nxiti të shkruaj këtë,? Sepse akuza thuhet është mbrojtja më e mirë, Apelohet faktori ndërkombëtar që këtë publikim të Serbisë dhe këtë grafikon të transplanteve e ta analizojnë, pse në vitet të tjera nuk pati aq transplante ? Pse në vitin 1998 pati aq shumë enorm transplante ? Pse pas atij viti pason viti 1999? Krejt këto duhet të jenë edhe një shërbim të kësaj se kush është viktima e kush agresori. Populli ynë e ka një maksimë “Katundi që shihet nuk do kallauz”.Serbia e kriminalizuar dhe Dik Marti i shfrenuar me antishqiptarizëm bënë këtë zhurmë dukë dashur të heqin këtë fakt nga vëmendja , por historia mund të vonojë por nuk gabon. E kjo tashmë u pa edhe ne Gjykatën speciale. Ftohe faktori ndërkombëtar e veçanërisht gjyqtarët e kësaj gjykate ta hulumtojnë këtë fakt. Sepse tani ajo mjegull e ‘’Shtëpisë së verdhë ‘ u demaskua e këtë e tha edhe ish presidenti Hashim Thaçi, në fjalën e tij mbrojtëse./www.qendrapress.com/