Fryma poetike e së dielës me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

ËSHTË AJO

———————-

Shtigjeve tê dashurisë ,

Enden baladat, vargjet,

Ata që e vranë lumturinë,

Kurrë nuk e gjetën paqen.

Rrugës së dashurisë kompozuar,

Në nota pentagramesh ,

jeton e paharruar,

Qesh si dielli pas malesh.

Është ajo, po ,po, është ajo.

Hireve të saja ku muza zbret ,

Në penel piktori plot ngjyra jete,

Dashuria si stina e verës troket ,

E pavdekur në vargje mbete.

Është ajo që e gjithë bota u dashura me atë.

Hologrameve tretur pasionesh

Ndienja për të shkromiq shpirtin

Buzëqeshjes tënde mbretresh ,

Aty tagetuar ndiesin, lotin, gëzimin.

Është ajo , po , po , është ajo.

Hapave drejt shtegut të zemrës,

Bohem në mëndje trimēruar,

Je ti e hirshmja ,tipi i femrës,

Mbas bukurisë tënde i dashuruar.

Është ajo , po , po është ajo .

Je ti është ajo ,po, po , femër Shqiptare,

Që zën e flen në ëndërra djaloshare,

Poetin e bën të marrë,

pak e ngapak

Në mesin e natës , të qëndis në varg.

Është ajo , po , po , është ajo.

/www.qendrapress.com/