Limaj përkujton betejën e Kosharës me dy foto të tij nga Kosharja

                 Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka përkujtuar Betejën e Kosharës.Përmes faqes së partisë së tij në Facebook, Limaj ka shkruar se ushtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” i kanë dhënë “goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë”.“Sot, 24 vjet më parë, në Kosharen heroike u zhvillua beteja ndër më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve”, shkroi Limaj. “Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë”, shtoi ai. Postimit i janë shtuar edhe dy fotografi të Limajt nga lufta në Koshare.