Fryma poetike të së mërkurës me poeten;-Albina TREBICKA

VALIXHJA PREJ DRURI…

—————————————

Unë s’mund ta harroj valixhen e drurit

Edhe pse tani ajo s’ka më vlerë

I futa ëndrrat e trembura e dëshirat e hutuara

Dhe u nisa aty ku s’kisha qenë asnjëherë

Me bojë kafe e kish lyer babai im

dhe një çelës i varej mbi dorezë

Për herë të parë do shihja Tiranën

Me këpucët dhe përparësen e zezë

Shumë nga ëndrrat e mia i realizova

Ca të tjera s’dolën nga valixhja kurrë

Bota ime u bë aq e madhe…pa fund

dhe në valixhe nuk e futja dot …unë

Tek kjo valixhe druri ngjyrë kafe

Nisën rrugën dikur ëndrrat e mia

Ato ishin vite të bukura të jetës

Më mësoi koha shumë gjëra, që s’i dija

A.TREBICKA 08.03.2023

/www.qendrapress.com/