Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat proteston sot
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat do të mbajë protestë sot. Kjo protestë organizohet pasi që të njëjtit po kërkojnë rritje të pagave në sektorin e tyre. Një protestë e ngjashme ishte paralajmëruar edhe në muajin nëntor, por që ishte vendosur që Qeverisë t’i jepet afat deri në realizimin e kërkesave. Protesta mbahet pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Protesta pritet të nis nga ora 11:00 dhe do të mbahet në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’.