Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Lindita Kurti MEMA

Mos ja shpreh marazin hënës.

———————————–

Me ty shpirti më ringjallet
si rizgjohet një natyrë
me ty i harroj gjithë hallet
thellë në zemër më ke hyrë

Dhe pse ndonjëherë fletë ashpër
më godet, sikur me gurë
e dhunshme kjo zëmra ime
s’mundi që të bëhej kurrë.

Ja thua mërzitjen hënës
po me të s’bënë dashuri
të dëgjon buzë mbrëmjes
gjithë marazin që ke ti

Zënkat tona pa kuptim
mos ja thuaj për ç’do natë
si ajo, të më bësh dritë
hallet të na qëndrojnë largë

Si yll qiellit, më kërkon
e si rreze diellit, thua
hëna që lartë na shikon
mos të dij, për ty për mua.

/www.qendrapress.com/