U nda nga Jeta Avdi Ramë Thaçi ,veprimtar i dalluar në Kroaci për çështjen shqiptare.

    Sot. e diel 4 qershor 2023, mora lajmin e trishtë se u nda nga jeta shoku im i fëmijërisë dhe i shkollës Avdi Ramë Thaçi nga Landovica. Avdiu, ishte ndër nxënësit e dalluar të ndërtimtarisë në ish shkollën teknike dhe një idealist i palodhur i çështjes  për liri të Kosovës, Duke ditur frymëzimin e tij atdhetar ai ishte axha i madh i heroit të Popullit Përparim Thaçi .Por, duke pa se rrethanat në Kosovë rëndonin ai u detyrua të emigrojë në Rijekë të Kroacisë heret, ku atje  edhe pastaj u dallua për organizime në Shoqatën shqiptare të Rijekës  bashkë me gruan dhe vajzën tij. I pa lodhur kur për Kosovë, ai ishte personalitet i rëndësishëm atje  ku me përkushtim të pashoq  u angazhua deri në liri të Kosovës. Personalisht si mocanik dhe shok gjenerate, me Avdiun më ndajnë mijëra kujtime  të rinisë sime, Ai gjithmonë ndaj meje tregohej jo vetëm i dashur edhe më një përkujdesje të shtuar  kujdesej në rini për mua. Kemi aq shumë kujtime sa sot, me të marr kumtin jam shokuar si për një shok e vëlla besnik, Avdiu do të mbetet në kujtesën them si një vëlla moacanik që  kujdesej për të gjitha finesat e mija, Ai në Kroaci u dallua shumë dhe në mesazhi të fundit nga ai në telefonin tim më shkruante’’Qazo, asnjëherë spo arrijë të harrojë  rininë e kaluar bashkë. Sa shumë e deshëm Kosovën dhe sdi a mujtem  mi dal Zot sa e meriton kjo tokë…’’, Avdi Thaçi ishte pos një veprimtar i dalluar në Kroaci, ishte një derë e hapur për të gjithë Kosovarët në nevojë. Ai do të mbetet dhembja dhe respekti im deri ne vdekje. Avdiut shok, e kushëri im  i lehtë të qoftë dheu i  kësaj toke /www.qendrapress.com/