Çaste poetike me poetin;-Kujtim R, HAJDARI

E PRAPË MË JOSH SI NJË COPË HËNË

————————————————

Ajo m’u shfaq si në një ëndërr,

Dhe nga ekrani më thosh të dua,

Si dridhet erës një lule e çelur,

Zemra m’u ndez, m’u drithërua.

Nuk them s’e desha, s’e ëndërrova,

Është kot të fshihem e të gënjej,

Dikur si i marrë e dashurova,

A thua tani mund ta urrej?

Më thotë do vij e shumë të dua,

Prej dashurish ndoshta ka rënë,

Për hall o mall më gjen prapë mua.

E prapë më josh si një copë hënë.

Dhe prapë e pres e ndjek si ëndërr,

Dhe pse në plagë më shkel aq shumë,

S’kam ç’të bëj unë me këtë femër,

Një han pa portë ka gjet’ tek unë.

/QendraPress/