Çaste poetike me poetin ;Durak ZYRAPI
Gjithçka merr nga shpirti im, por dashurinë ma lë amanet
————————————————–
Kur dashuria bëhet rikujtim.
E dhembja bëhet orë dashurie.
Afsheve për vitet e zjarrta.
I ngjajnë numrave të Arkimedit.
E piramida e Keopsit zgjidhje ka.
Ti nëse do merr gjithçka nga shpirti im.
Por dashurinë ma lë amanet të dyfishtë .
Kur buzagaz e shëronim marazin e rinisë.
Shtegballit tim ende floku yt lazdrueshëm
Mat mallin tonë rinor me afshin e besës.
Ti prapë merr gjithçka nga shpirti im.
Merri edhe kujtimet si amanet rinie.
Por,era sa herë ballin na freskon .
Nisim ri rrugëtimin tonë për synimin.
Që e kemi të kamur edhe të vetmin kujtim.
/www.qendrapress.com/