Alarmon Kusari: Deri më 10 gusht Klan Kosovës mund t’i vendoset shiriti

 

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka ngritur edhe një herë shqetësimin për çështjen e Klan Kosovës.

Kusari tashmë në T7, ka përmendur opsionin më të keq të mundshëm, duke alarmuar se deri më 10 gusht, Klan Kosovës mund t’i ndërpritet transmetimi.”Ajo që mund të ndodh është që Klan Kosova ta atakojë atë vendim në gjykatë në dy forma një përmes padisë dhe një përmes një mase të sigurisë”.”Nëse përgjigja e gjykatës është negative, po paragjykoj, skenari më i keq atëherë nuk do të befasohesha nëse deri më datën 5, 10 gusht të shohim një shirit rreth zyreve të Klanit dhe Klani nuk guxon me operu”.Kujtojmë që plotë herë, Kusari, rastin e Klan Kosovës e ka cilësuar si sulm ndaj mediave, teksa ka folur për klimën që është krijuar kundër gazetarëve.