Intervistë ekskluzive me poeten Pranvera Qerimi ; Për atdheun do të mundohem të jap gjithçka.
Qendrapress: Ju lutem poetja ,Pranvera tashmë jeni bërë një emër i respektuar në sferën e letërsisë. A mundtë na jepni një letërnjoftim të shkurtër Tuajin?
Pranvera Qerimi U lind pas Luftës me 22.03 2001 ne Ferizaj Shkollën fillore e ka përfunduar në “Deshmoret e Koshares”,dhe atë të mesme në Gjimnazin “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj me vlerësimin shkelqyeshëm. Ka përfunduar studimet bachelor, me status të rregullt në Universitetin e Prishtines, në kuader të Fakultetit Filologjik, në departamentin Letërsi Shqipe e regjistruar për herë të parë në vitin 2018/2019. Përveç profesionit, merret edhe me poezi, të cilat janë botuar në revista te ndryshme, duke u vlerësuar edhe me çmime.
Qendrapress: Kur keni filluar më vargimin e vargjeve dhe cilat tema ju flenë më shumë në shpirt?
Pranvera Qerimi;- Kam filluar gjatë studimeve në fakultet ,ndërsa tema që me flenë më së shumti në shpirt mund të them që është tema atdhetare,sepse aty shprehi gjithmonë revoltën time ndaj gjërave të cilët disa mundohen të na hedhin pluhër syve dhe ne të njejtën kohë mundohem të jap një pasqyrë për gjithë ata që shohin reflektimin.
Qendrapress: Emri Juaj tani më po veçohet n sferën e poezisë. A keni menduar që të krijoni edhe zhanre tjera, nese po cilat ?
Pranvera Qerimi;- Po kam menduar ,dhe po mundohem që se shpejti të jem prezent edhe me prozë ,mirëpo këtë e thotë puna ime.Do mundohem të jem çdo herë sa me afër lexueve .
Qendrapress: Cili motiv ju ka nxitur e ju nxitë më shumë në krijimtarinë tuaj?
Pranvera Qerimi;- Motive të ndryshme që kanë formuar një rreth te unë që po mundohem të gjej fillin.Mund të them motivi atdhetar sepse pavarësisht revoltës time,për atdheun do të mundohem të jap gjithçka,sepse emocionet ndjenjat revoltën ky vend mi ka krijuar.
Qendrapress: Përmes vargut që e shkruani a mendoni se fjalë Juaj do të mbetet një pikë orientimi për rininë ?
Pranvera Qerimi;- Mendoj të jetë ashtu edhe pse rinisë ia ka shortuar shpresat në kohë pranvere vendlindja,mirëpo unë po mundohem të jem një një pikë orientimi për gjithë brezat pavarësisht shortimit.Pas shiut ka re diell ,por ka raste edhe qe kete permbytje,por du mundohem të jem një copez motivimi për gjithë të rinjët .
Qendrapress: Kur presim botimin librit Tuaj dhe çka mendoni sa vlerësohet libri tani?
Pranvera Qerimi;- Kohen e thote puna ime rreth botimit sic e thashe edhe me larte,ndesa sa vleresohet libri? Une mendoj se ai njeri qe nuk e vlereson librin nuk mund te kete edhe respekt per veten sepse,njerzite e ngritur po ti thuashe dicka per librin ata do te mundohen te largojne nga shoqeria atyre sepse sipas mendimit tim nje njeri qe nuk lexon mendoj se akoma nuk shikon me dy sy. Libri tani nuk vleresohet sa duhet sepse teknologjia po e luan rolin e hajdutes se kohes edhe enderrat e shume te rinjev po ua gllaberon pa e kuptuar ata fare.
Qendrapress: Libri a po trajtohet si meritë artistike dhe ju lus nga ngrisni një paralele për librin, jetën dhe femrën shqiptare?
Pranvera Qerimi;- Mire kishte me qene me utrajtu si merite artistike ,mirepo me raste ndodh kjo,ndersa per paralelen Jeten mund ta percepton libri,nese e kunsumon ne menyre te duhur,ndersa per femren shqiptare, mund ta quaj hyjnesh qe perballon cdo gje dhe ngrite muskujt ne fytyre dhe buzeqeshe,pavaresisht dyndjeve te ndryshme qe i ka sjellur jeta,mirepo mund te beja nje dallim mes kohes se kaluar dhe te tashmen .Me pare femra ka luftuar me pune fizike dhe nuk ka qene asnjehere e ngritur ,edhe pse morali i femres shqiptare eshte i ngritur ne tituj te ndyshem ,mirepo nuk eshte vleresuar dhe ajo mirepo tani lufton me edukim dhe me pende ne dore gjihcka mund ta posedoj nese lufton per ato.
Qendrapress:Fryma e krijimtarisë kombëtare në cilin nivel është sipas jush?
Pranvera Qerimi;- Pyetje e veshtire per te dhene nje mendim te duhur,mirepo mendoj qe ka nje stad te qendrushem pavaresisht nivelit.
Qendrapress: Çka ne harruam të pyesim e ju që do të ua përkujtoni lexuesit dhe veçanërisht krijuesve të letërsisë shqipe?
Pranvera Qerimi;- Me mire nje faqe e kuptuar,sa ndonje kuptimi sajuar.Lexim te vemendshem per ate qe lexoni.
Qendrapress: Ju lutem një mesazh Tuajin?
Pranvera Qerimi;- Mesazhi im për lexuesin është po të ndjek fakultetin e Filologjisë apo konkretisht degën Letërsi shqipe do të jetë një hap i madh për te,pse e them këtë?,sepse çasja e leximi do të ndikoj pozitivisht jo vetëm në lexim,drejtëshkrim ,por edhe do të jetë me mendje hapur për atë që jeta di mirë të skalit çdo njeri. Faleminderit për Intervistën i nderuari Qazim Thaçi ,ishte kënaqësi të jem pjesë e juaja.
Intrevistoi;Qazim Thaçi .