Fryma poetike e së dielës me poeten;- Mira Zaho MËHILLI

Lëndon hipokrizia

———————————-

Si rastësisht,në kopshtin

e luleve të miqësisë,

gjembat fshehur,

pa kuptuar mbin,

në nisje të lulëzimit,

vyshkjen mban ndrydhur,

me buzëqeshjen

e mirësisë tërheq.

Plot zell, pa hezitime,

nderime shpërfaq,

fjalë të ngrohta,me tepri,

ujrave të kthjellët,

prej miqësisë së shtirur,

lëshon, tinëz i turbullon.

Por vjen një ditë

e tehut të pabesisë,

zhgënjimi shket,

çirret maska e hipokrizisë,

lakuriq shëmtia shfaqet,

gjithçka përmbyset,

në çoroditje besimi,

shpirti i lënduar

durimin kalit,

tymnajën nis e largon …

/www.qendrapress.com/