Driton Selmanaj zgjedhet kryetar i Degës së LDK-së në Prizren

                       Driton Selmanaj është zgjedhur kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, pas mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të kësaj dege. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Arben Gashi. “Kuvendi Zgjedhor i degës së LDK-së në Prizren, e rikonfirmon për kryetar, mikun tim, Driton Selmanaj. Të priftë e mbara, Driton!”, ka shkruar ai. Selmanaj u zgjodh edhe vitin e kaluar kryetar i degës së LDK-së në Prizren.